Mjeku Gecaj lëshon thirrjen: Kujdes edhe përsonelin mjeksor parësor nga coronavirus!
Nga Mhill Gecaj, mjek në shërbimin shendetsor parësor, Tiranë
Eshtë jo vetëm imediate, por jetike në këto ditë të vështira për vendin dhe shoqërinë ruajtja e personelit mjeksor parësor në gjithë Shqipërinë, ku përfshihen mjekët e familjes dhe të gjithë SPECIALISTËT, që shërbejnë në parësor, pra ruajtja e këtij kontigjenti nga Covid19.
Gjej edhe njëherë rastin të falenderoj të gjithë mjeket dhe personelin shendetësor dhe stafin mbështetës në të gjitha spitalet e vendit dhe sherbimet e Urgjencës Mjeksore për punën e tyre hyjnore në këto ditë dhe netë, të cilët përballen me këta të sëmurë, por tashmëe janë të diagnostikur dhe e dinë se me kanë të bëjnë dhe si të mbrohen.!
Një shqetësim i madh është për mjekët në shërbimin shendetësor parësor të cilët përballen në vijën e parë me pacientëet të cilët nuk janë të diagnostikur dhe të identifikuar, kontaktet që kanë patur me persona të sëmurë apo udhëtimet që kanë bërë në muajt paraardhës, të cilët çdo ditë vijnë pranë qendrave shëndetësore për të marrë shërbim.
Për këto lind nevoja:
-Autoritetet Shendetësore dhe ISHP duhet të marrë masat e duhura për të mbrojtur dhe këtë “armatë” të madhe të sistemit shëndetësor në vend sepse nuk mund të jetë mbrojtje vetëm maska dhe doreza.
-Të vihet në dispozicion të mjekëve dhe drejtuesve të Qendrave Shendetësore sipas Njesive Vendore nga policia, lista e personave që kanë hyrë në Shqipëri nga vendet e prekura këto muajit e fundit.
-Të iu bëhet thirrje nëpërmjet medias personave (pacientëve) që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes nëpërmjet telefonave për marrjen e recetave me rimburësim dhe të çdo lloj sherbimi shendetësor, përjashtuar urgjencat mjeksore.
– Qendrat shendetësore të publikojnë numrat e telefonit te mjekëve të familjes dhe specialistëve në shërbimin shëndetësor parësor.
Ju bëj apel si mjek, prind dhe si qytetar të gjithëve të qëndroni në shtëpi, sepse kështu ruani veten dhe neve.
Edhe ne kemi prind, fëmijë, jemi familjarë të cilet janë në çdo kohë të rrezikuar prej nesh që jemi mjekë.
Ju lutem bashkëpunoni me mjekët dhe personelin shëndetësor duke treguar në lidhje me udhëtimet apo kontaktet me persona që kanë udhëtuar jashtë vendit muajt e fundit që të mos infektohen mjekët dhe personeli mjeksor se ndryshe situata bëhet më e vështirë dhe akoma më i vështirë sherbimi ndaj pacientëve.
Të gjithë bashkë mund dhe do të ja dalim!
KOHA JONË SONDAZH

