Mjeku Genc Sulçebe: Njerëzit me grup gjaku 0 janë më të mbrojtur nga Covid-19

Në Tiranë po rriten frikshëm rastet me koronavirus. Ndërkohë këshillat janë kontradiktore nga Komiteti Ekspertëve me mjekët e njohur që nuk janë pjesë e këtij Komiteti.

Sot ka folur mjekur Sulçebe. Ai dënon mungesën e mbajtjes së maskave në lokal.

Mjeku i njohur imunologu Genc Sulçebe tha se personat me grup gjaku A janë më të rrezikuar, ndërsa grupi Zero është më i mbrojtur nga Covid-19. Të paktën nga eksperienca e fituar deri tani, mjekët që trajtojnë të sëmurët me koronavirus, kanë arritur në këtë përfundim.
Imunologu Sulçebe tha më pas se Shqipëria nuk ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar një fluks të madh të pacientëve me Covod.
“Ndryshe nuk e parandalojmë dot. Nuk kemi kapacitete spitalore. Kjo është e nevojshme dhe e gjithë Evropa po e përjeton këtë situatë dhe po merr këto masa. Më vjen keq shumë për këto biznese, por për një farë kohë duhen mbyllur të gjitha kafenetë. Mund të lejohen vetën në ambiente të hapura dhe në asnjë mënyrë pa maskë”, u shpreh Sulçebe.
Ajo që imunolgu e quan skandaloze është fakti që maska mbahet jashtë dhe hiqet sapo hyn në lokal.
“Mbajtja e maskës është gjë shumë pozitive, por paradoksalë dhe skandaloze është kur ti e heq maskën kur futesh brenda. Brenda është rreziku më i madh. Të kesh maskën rrugës dhe të futësh në lokal dhe ta heqësh është paradoksale dhe e rrezikshme madje”, tha mjeku.

Mbyllja e lokalëve do ti kushtonte qeverisë miliona euro pagesa, ndaj me sa duket i ka lejuar, ndonëse infektimet janë të mëdha në lokale, duke rrezikuar seriozisht popullsinë.

SHKARKO APP