Mjeku i familjes dhe më shumë teste për COVID19, Vasili: Qeveria u kujtua si kofini pas të vjelit! (VIDEO)

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se në betejën për koronavirusin do të përfshihet edhe mjeku i familjes, si dhe do të porositen 30 mijë teste të tjera.

Masat e deklaruara sot janë kërkuar prej javësh nga opozita, si e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll epidemisë. Në një postim në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se reagimi i sotëm i qeverisë është i vonuar.

“Si kofini pas te vjelit! Pse qeveria refuzoi dhunshëm testimin dhe përfshirjen e mjekut të familjes të kërkuar me insistim nga ne?? Pse humbën me vetëdije kohë kaq të çmuar në kulmin e pandemisë? Të pranojnë që vepruan marrëzisht dhe të marrin përgjegjësitë, që u rëndojnë përpara shqiptarëve. Të përfshish sot mjekun e familjes dhe te porosisësh sot 30 mije teste është si kofini pas të vjelit”,- shprehet Vasili në një videomesazh në Facebook.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/vb.1701679976798494/243030617100266/?type=2&theater

SHKARKO APP