Mjeku i njohur: Ju lutem si prind, vetizolohuni që të mos ndodhë si në Itali
Nga Tritan Kalo.
Vetizolohuni, vetëndërgjegjsohuni, përkujdesuni për veten tuaj.
Në këto ditë të luftës me Covid-19, unë si mjek, si qytetar, si prind e si shqiptar, në mes fotove të mëposhtme të udhëve të zbrazura, të tre mantelbardhëve në një pushim të shkurtër të kësaj beteje dhe të imazheve radiologjike të mushkërive të dërmuara nga agresori tinëzar e jetmarrës, Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë ju bashkëkombasit e mi, vetëm atë të parën…
Janë vetëm pak shumë pak javë që duhen jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të jetës, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes.
Ju duam, por duajeni edhe ju veten.
Ju respektojmë, por respektojeni edhe ju vetveten.
Do të përkujdesemi për ju në çdo çast, por edhe ju duhet të kontribuoni me vetëizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë.
Çdokush duhet ta ketë të qartë se, kapacitetet e një sistemi shëndetësor në mbarë botën ka limitet e veta.
Na ndihmoni që të mos i kapërcejmë ato!!!
Together we will win that war!!!