Mjeku i njohur Pëllumb Pipero me stafin e tij në luftë me koronavirusin

Koronavirusi ka mbërthyer thuajse të gjithë botën. Numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet çdo ditë e më shumë. Ndërsa thirrja më e madhe e këtyre ditëve është qendrimi në shtëpi, mjekët po sakrifikojnë jetën e tyre për të kuruar të infektuarit nga koronavirusi.

Qëndrimi pranë personave të infektuar i ka kthyer mjekët në heronj të vërtetë. Gjendja e emergjencës ka detyruar stafin e mjekëve që të punojë natë e ditë, pa pushim.

Por përveç kësaj nuk ka munguar dhe thirrje e vazhdueshme sensibilizuese për qytetarët, të qendrojnë në shtëpi e të kujdesen për veten e të afërmit e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero me stafin e tij janë në luftë të përditshme me koronavirusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këtu jemi për t’ju shërbyer atyre që kanë nevojë, por nuk dëshirojmë që asnjë qytetarë të vijë te ne i sëmurë, ne duam sot më shumë se kurrë qytetarët në krahun tonë duke qëndruar në shtëpitë e tyre. Vetëm kaq mjafton që ta ndalim dhe përballim epidminë m! Kaq pak”, shprehet në një prononcim për “Koha Jonë” mjeku i njohur, Pipero.

(Shikoni foton e heronjve kundra koronavirusit)

Në foto: Pipero me stafin  e tij në krye të detyrës, duke qëndruar 24 orë papushim në spital

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?