Mjeku i njohur shqiptar nga Spanja: Në Shqipëri po jepet mjekim i gabuar

Nga Spanja, mjeku shqiptar Kita Sallabanda, deklaroi mbrëmë në Opinion” se informacionet nga vendi ynë tregojnë se të dyshuarit apo të sëmurët me Covid-19, po mjekohen në fazat e para në mënyrë të gabuar. Sipas tij ka një tendencë për të fryrë faturat e kurimit, duke e bombarduar të prekurin me gjithfarë antibiotikësh dhe ilaçesh anti-viralë, të cilët nuk ndikojnë fare, por përkundrazi dëmtojnë organe të tjera.

Sipas Sallabandës (i cili tregoi edhe një shembull me familjarë të tij), në fazën e parë të sëmundjes, duhen përdorur vetëm vitaminat dhe paracetamoli.

Paracetamol, vitaminë D, vitaminë C, këto janë në fazën e parë, asgjë tjetër”, deklaroi mjeku.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur lidhur me masat që po merren në Spanjë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Sallabanda, tha se Spanja ka aplikuar një mbyllje selektive.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi filluar të kufizojmë daljet nga ora 10 e darkës, lokalet funskionojnë me 50% të kapaciteteve. Nëse do dalësh për një kafe duhet ta pish jashtë. Nëse ka një të sëmurë, ai izolohet totalisht, por Madridi nuk është i izoluar. Studentët e mi vijnë në mësim. Europa është mbyllur në formë selektive duke mbyllur ato vatra, që ne mendojmë se rrezikojnë”, tregoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?