Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero deklaron se duhet hapur fundjava, nuk ka më rreziqe

Edi Rama thotë mbyllje për nesër, kurse mjeku thotë se nuk ka asnjë shqetsim nëse mbahen masat e duhura.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, duke pohuar se intensiteti i virusit ka rënë, propozon që në fund të majit të hapen edhe fundjavat.

Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në Neës 24 ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që vuajnë izolimin gjatë fundjavave si pasojë e COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se “Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur pse zonat e kuqe po mbyllen në fundjavë, Pipero u shpreh: “Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet…Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?