Mjeku Nonaj humb jetën nga Covid-19, Kryemadhi: Shembull i qytetarit model dhe i përkushtimit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për mjekun nga Skrapari, Muharrem Nonaj që humbi betejën me Covid-19. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryemadhi nënvizon se mjeku ishte model që të gjithë e donin e nderonin, i papërtuar dhe një jetë dedikuar shërbimit me përkushtim dhe ndershmëri. Ajo shprehet se vetë bashkë me LSI-në janë pranë familjes, doktorit, kolegëve të mjekut dhe qytetarëve të Skraparit që do e kenë përherë në memorien e tyre. Kujtojmë se doktori Muharrem Nonaj ishte babai i mjekut Bledar Nonaj që më 25 prill është kandidat për deputet në Berat nga radhët e LSI-së.

Postimi i plotë

Nuk gjej dot fjalë, për të shprehur dhimbjen e madhe që ndjej për ndarjen nga jeta të mjekut të shquar të Skraparit, doktor Muharrem Nonaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një jetë dedikuar shërbimit me përkushtim dhe ndershmëri ndaj qytetarëve, gjithmonë i papërtuar e kurdoherë pranë tyre, ai ishte modeli që të gjithë e donin dhe nderonin, e do të mbetet përherë në memorien e skraparlinjëve dhe e të gjithë atyre që e kanë njohur në qarkun e Beratit dhe më gjerë, shembulli i qytetarit model dhe të përkushtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në keto çaste dhimbjeje të madhe, unë dhe e gjithë Lëvizja Socialiste për Integrim jemi pranë familjes dhe të afërmve të doktor Muharremit; Shpresës bashkëshortes së tij dhe fëmijëve doktor Blenardit, Matildës e Arlindit, jemi pranë kolegëve të tij dhe të gjithë qytetarëve të Skraparit, të cilët doktori ynë i paharruar i deshi me gjithë shpirt dhe ju shërbeu deri në çastet e fundit të jetës.

U prehtë në paqe dhe i ndritë shpirti!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?