Mjeku Pëllumb Pipero: Piku i të infektuarve është javën tjetër

Në pavijonin infektiv mosha 50 dhe ajo e tretë përbejnë numrin më të lartë të të shtruarve. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha për Tv Klan se janë shumë pak të rinj të shtruar në spital.

Sipas mjekut Pëllumb Pipero, vendi ynë pritet të ketë pikun e të infektuarve, javën e ardhshme.

“Unë e kam thënë vazhdimisht që kjo javë që jemi dhe java e ardhshme do të jenë javë të vështira”, tha Pipero.

Masat e marra për kufizimin e lëvizjes, për mjekun Pëllumb Pipero janë pozitive, por ajo që do të evidentohet nga shifrat në vijim, është fakti nëse shqiptarët i kanë zbatuar apo jo këto masa.

SHKARKO APP