Mjeku Selman Dumani kryen me sukses ndërhyrjen e parë kirurgjikale në Shqipëri të valvulës së zemrës

Ky në foto është doktor Selman Dumani, kardiokirurg (operacione zemre) në QSUT, i cili ka arritur dje të bëjë ndërhyrjen kirurgjikale të parë dhe shumë të rrallë në Shqipëri të valvules së aortës të zemrës, duke i vendosur një protezë pa qepje, ndërhyrje kjo që kryhet për herë të parë në Shqipëri nga dr.Selman Dumani dhe ekipi i mrekullueshëm i QSUT!

Operacioni doli me sukses të plotë dhe pacienti Rasim Bracaj, 77 vjeç është në gjendje të mirë shëndetësore!

Ndërhyrjet kirurgjikale të valvulës së aortës zënë vendin e dytë përsa i perket ndërhyrjes që kryhen në QSUT!
Pacientët me probleme të valvulës së zemrës kanë zgjidhje bashkëkohore në strukturën shtetërore ku nuk duhet të paguajnë asgjë pasi proteza ofrohet falas nga shteti 🇦🇱 !
Respekte për duar-artin dr.Selmanin!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?