Mjeku Tritan Kalo: Covid është ulur këmbëkryq mes nesh! Ja çelësi për zgjidhjen e kësaj sfide!
Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për solidaritet dhe bashkëpunim në përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi, që sipas tij, është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, ai bashkë me apelin për ndërgjegjësim, kërkon edhe bashkëpunimin e të gjithëve.
Mesazhi i Kalos
Kohë Kovidiane! PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI duhet të prevalojnë këto kohë në Shëndetësinë tonë publike dhe jo vetëm. Si Mantelbardhë DUHET t’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore. TEORIZIMET për PROTAGONIZËM por jo për ZGJIDHJE praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendëshme po ashtu edhe të jashtme, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, nuk sjedhin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë, përkundrazi Sars-Cov2/Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë. JO me mërira dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjellin në vëmëndjen tonë këto kohë, KUR të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte, është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetësime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetësore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se sistemi ynë shëndetsor. MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve. BASHKË me siguri NE do ia dalim mbanë. Javë të mbarë miq, kolegë e bashkatdhetarë!