Mjeku Tritan Kalo reagon ashpër: Na tallin me vilat e tyre milionëshe. Mos bini pre e atyre që ndërrojnë partitë si dashnoret
Por mjeku Tritan Kalo, anëtar i komitetit të Ekspertëve, thotë se ai me kolegët e tij japin vetëm sugjerime dhe vendimet nuk i marrin vetë për kufizimet dhe shtrëngimin e masave.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, mjeku i Spitalit Infektiv, Kalo, thotë se “ky Komitet ka rol vetëm këshillimor për mundësinë e mirëmenaxhimit të kësaj “flame mbarëbotërore”….Kontributi i gjithkujt në të, përfshirë edhe mua, bëhet mbi baza vullnetare….”.
Sipas tij, pas termit “Komiteti i ekspertëve vendosi” fshihet Qeveria.
POSTIMI I PLOTE
Kohë Kovidiane….27.02.2021….Prag Marsi dhe fillim PRANVERE….Dielli dhe ngrohtësia e kësaj stine uroj dhe shpresoj, të ndrijë dhe të ngrohë mëndjen dhe zemrën e gjithkujt nga NE….
OPTIMIZMI dhe PËRPJEKJET për JETËN duhet të prevalojnë mbi jetëlëndimin dhe jetëmarrjen e shkaktuar nga infeksioni i “flamës” nga Sars-Cov2/Covid-19….KURRË nuku mundet të shuhet DRITA në fundin e tynelit të përpjekjeve tona në përballjen me PANDEMINË….
Njerëzimi ka kaluar ndër shekujt e ekzistencës së tij shumë e shumë syresh të tillë, por në fund të fundit ka ngadhnjyer dhe u ka mbijetuar atyre….Kolegë, miq, dashamirës dhe bashkëqytetar të Trojeve Arbërore bëni kujdes, luftoni për jetën tuaj dhe të gjithë atyre të cilët gjallojnë pranë jush…..
MOS bini në grackën e TOLLOVITJEVE, që POLITIQENËT ju ofrojnë përditë në ekranet televizive, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….Kanë mbi 30 vite që na kanë lënë në harresë si popull, për të ndarë mes vedit pasuritë e pafundme të këtij vendi….
KURRË mos mendoni se “ish-brekëgrisurit” e djeshëm, u fisnikëruan pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991, KURRË….
Demokracija në teori por edhe në praktikë na ka ofruar një mjet për të ndryshuar të ardhmen tonë, VOTËN….
MOS bini pre e atyre të cilët për interesat e tyre meskine, i ndrojnë Partitë sikundër i ndrojnë edhe “dashnoret” e tyre….ATA/ATO “grinden” qëllimisht në mes të ditës mes vedit, për të na hedhur hi syve për aferat okulte mes tyre gjatë natës….
NE, “il poppolo Albanese”, vetëm varfërohemi dhe marim udhën e theqafjes së emigrimit ndërkohë, që ata shtojnë për çdo minutë pasuritë e tundshme dhe të patundëshme….
NA TALLIN me vilat e tyre milionëshe kudo, me vanitetin e veshjeve dhe të sjedhjeve të tyre pseudo-aristokratike, me parfumet e tyre erëspikatëse, për të mbuluar “zhulin” e tyre mendor dhe shpirtëror….
Na tallin me “altruizmin” e tyre parazgjedhor ndaj halleve tona, KUR këto halle u krijuan në këto 30 vite pikërisht prej tyre….
MOS e lini mbrothësimin e jetëve tuaja në duart e “burokratëve diplomatikë”, të këtyre përfaqësues të pseudo-botës demokratike dhe të qytetëruar, sepse ”Berri varet nga këmbët e veta”….
UNË pak besoj dhe shpresoj se ata/ato të cilët na i sollën këto kohëra të padëshirueshme, do të ndryshojnë sjedhjen e tyre politike, KURRË….
I PANGINJURI mendërisht, kulturalisht dhe materialisht genetikisht ndërbreza, mbetet i panginjur më së paku për shtatë breza….Kohët kovidiane DUHET të na afrojnë dhe jo të na largojnë nga njëri tjetri….
Jo më kot nga lashtësija na vjen mesazhi “Përça dhe sundo!”….Largoni nga mëndja tuaj edhe kontributin jo dobiprurës të militantëve e servilëve partiakë…
.Gjithologët dhe anal-istët në çdo fushë të jetës sonë, i shërbejnë me përparësi interesave të tyre dhe jo interesave tona…
Ndjej keqardhje për këdo që qëllimtazi konfondon rolin real të Komitetit të ekspertëve në menaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….
KY Komitet ka ROL vetëm këshillimor për mundësinë e mirë-menaxhimit të kësaj “flame mbarëbotërore”….Kontributi i gjithkujt në të, përfshirë edhe mua, bëhet mbi baza vullnetare….
Nuku vendoset asgjë nga ky Komitet, vetëm bëhen sugjerime…QËLLIMTAZI luhet me termin “Komiteti i ekspertëve vendosi”….
Komiteti NUKU është një organizëm ekzekutiv, një Qeveri e dytë dhe pas këtij termi fshihet si Qeverija po ashtu edhe ata/ato, që në vënd të japin kontributin e tyre direkt me ne mjekët, infermierët, sanitaret, imazhëristët, farmacistët e “vijës së parë” dhe mjekëve të familjes e personelit të shërbimit ambulator, në mbarëvajtjen e Pandemisë dhe në luftën për jetëshpëtimin e atyre të prekurve nga infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, QËLLIMTAZI bëjnë atë që nuku duhet të bëjnë apo thonë…
Bashkimi mes vedit duhet të pravalojë dhe jo të pravlojnë nteresat mediokre karieriste apo militanteske….Njëkohësisht nuku e mirëkuptoj rolin pedagogjik” të kolegëve, të cilët për t’i mundësuar vetes dhe familjeve të tyre një jetë më të mbrothtë, ju larguan detyrimeve morale dhe profesionale ndaj vendit…
Kemi mbetur me më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe më gjërë…NËSE e keni të pamundur të vini dhe të kontribuoni në përballjen e kësaj pandemije në Shqipëri, më së paku mos gjykoni apo pengoni punën tonë….
NUKU shoh ndonjë shëmbull të thuktë frymëzues, që të na vijë nga vëndet ku ju frymoni dhe kontribuoni profesionalisht…Heshtja në këto raste është flori mirësjedhje, deontologjie dhe profesionalizmi…Mirëkuptimi dhe Mirëbesimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë…TOGETHER FOREVER!!!