Mjeku Tritan Kalo reagon për Teatrin: Cila është zgjidhja e duhur? Sovrani vendos, të presim verdiktin e tij

Mjeku Tritan Kalo ka reaguar për shembjen e Teatrit duke e paralelizuar dhe me ditën e fundit të masave në përballjen ndaj COVID-19.

Kalo pyet se a është kaq me urgjencë shembja e Teatrit? Por nga ana tjetër kërkon që zgjidhjen për këtë çështje ta japë sovrani. Dhe për këtë sipas mjekut duhet pritur sovrani.

Postimi i plotë i Kalos

7.05.2020…Dita e fundit e KUFIZIMEVE thelbësore në kuadër të masave në përballjen me sfidën ndaj Covid-19, POR njëkohësisht edhe dita e fundit e TEATRIT KOMBËTAR….Kemi kaq kohë sa të merremi me urgjencë me shëmbjen e tij???….MOS u zgjidhën vallë ndërkohë problemet e shumta në këtë vend pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019?…MOS vallë NE ndërkohë e hoqëm nga shpina këtë “Flamë të Përbotëshme” të quajtur COVID-19?….MOS vallë ndërkohë ekonomia jonë e gjunjëzuar, është rigjallëruar në atë nivel sa të ripunësoj ata/ato që kanë humbur vëndet e punës, apo të riaktivizojë bizneset e asfiksuara?….Platoni dikur shprehej se: “Çdo problem ka tre zgjidhje, timen, tënden dhe zgjidhjen e duhur.”….Zgjidhja ime NUKU është marë parasyh….Zgjidhja “tënde” NUKU i pëlqen të gjithve që frymojnë në këtë vend….CILA është ZGJIDHJA e DUHUR?….Është SOVRANI ai që e vendos këtë gjë!!!….TË PRESIM VERDIKTIN E TIJ….Quo vadis Shqipëria ime!!!

SHKARKO APP