Mocion për qeverinë? Nikolla: S’do pengoj PD për Komisionet Hetimore

Sot Lulzim Basha bëri me dije që PD-ja do të “luftojë” në Kuvend për ngritjen e 3 Komisioneve Parlamentare. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, tha se nuk ka asnjë arsyje pse ta pengojë PD-në.

“Nuk kam asnjë arsye që të pengoj në mënyrë artificiale çdo iniciativë të opozitës, përkundrazi do të jem lehtësuese e proceseve që njeh rregullorja e Kuvendit dhe ligji për komisionet hetimore” .

A do të ketë mocione gjatë mandatit të saj si kryetare e Kuvendit?

“I bie që unë të parashikoj gjithë punën e grupeve parlamentare dhe të bëj orakullin këtu. Ajo që di unë që do bëj është lehtësimi në respekt të rregullores të gjitha proceseve që vijnë si kontroll për qeverinë nga opozita, qoftë interpelancat, mocionet, qoftë kërkesën për pyetje, qoftë dëgjesat për ministra. Patjetër që do ti mbështes, përkrah dhe nxis në gjithë kuptimin e fjalës”.

SHKARKO APP