Mogherini: Bëni reformën në drejtësi

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e ka nisur vizitën e saj në Tiranë me një fjalim përshëndetës në Kuvend.

Ajo ka kërkuar nga politika shqiptare që të miratojë sa më parë reformën në drejtësi, që do i hapte rrugë nisjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Ne e dimë që duhet reformë e thellë tërësore dhe gjyqësore. Nuk duhet të harrojmë se përse është kjo reforma në gjyqësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo refomë do hapë rrugën për rekomandim nga KE për të nisur negociatat që vendet anëtarë të marrin një vendim për këtë cështjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke u bazuar tek Venecia bëni gjënë e duhur miratoni atë. Bëni reformën në drejtësi.

Nuk jemi këtu mësues apo nxënës por duhet të punojmë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

Janë shumë të qarta për të gjithë ne. Së bashku duhet të gjejmë zgjidhje që nuk mund të bëhen vetëm.

Sfidat që po kalon rajoni bën të qartë që duhet të jemi bashkë.Shqipëria ka ecur përpara. Qytetarët kanë ëndrra aspirate dhe shpresa më të mëdha”, tha ajo.

Ndjehem shumë e afërt me Shqipërinë, jo vetëm sepse vendi im është shumë afër me vendin nga vij unë por sepse ky vend i përket Evropës.

Duhet të gjeni vendin tuaj brenda BE-së. Kjo është po aq shumë në interesin tuaj por edhe në interesin tonë”, u shpreh Mogherini.

“Sugjerimi im për ju është çlirohuni nga ajo pjesë e së shkuarës dhe çojeni këtë vend përpara silleni Shqipërinë në BE këtë detyrim ia keni Shqipërisë, më lejoni tju them se kështu i detyroheni të gjithë Europës”, vijoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?