Mogherini: Miratojeni me 2/3-at, mbani përgjegjësi!

Një ditë para takimit mes kryeministri Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, Bashkimi Evropian nëpërmjet shefes së diplomacisë Federica Mogherini, kishte një mesazh të qartë për politikën shqiptare.

“Ç’do deputet apo grupim politik parlamentarë  që nuk miraton reformën në drejtësi do të mbajë përgjegjësi”.

Mogehrini thotë se vota për reformën në drejtësi është me përgjegjësi të lartë, ndërsa thekson se drafti që ndodhet në kuvend reflekton rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias, si dhe është plotësisht në linjë me standardet evropiane, ndaj ajo e cilëson esenciale që ky propozim të miratohet në shumicë në kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një votë për të cilin çdo anëtar i Parlamentit të çdo grupi politik mban përgjegjësi të veçantë. Siç kam theksuar në Parlament, kur isha në Tiranë kohët e fundit, ajo mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri të historisë sonë të përbashkët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe kjo është arsyeja pse ne presim nga të gjitha forcat politike të përdorin raundin përfundimtar të konsultimeve nesër, që të miratojnë propozimin”, thekson ajo në reagim.

“Të gjithë partnerët tanë shqiptarë të demonstrojnë përkushtimin e tyre për këtë reformë duke e miratuar atë dhe duke e vënë të gjitha përpjekjet e tyre në zbatimin e tij. Qytetarët e Shqipërisë presin që udhëheqja e tyre politike ta ofrojë këtë”, thuhet më tej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?