Mogherini shkurton vizitën në Tiranë, shkak një angazhim urgjent

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, e nis axhendën e takimeve në Tiranë pasditen e sotme  me kryeparlamentarin Ilir Meta rreth orës 18 e 50 minuta në Kryesinë e Kuvendit.

Zyra e shtypit e delegacionit të BE-së në tiranë ka zbardhur axhendën e takimeve të zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian Federica Mogherini ku theksohet se ”vizita u shkurtua për shkak të një angazhimi urgjent. Programi i vizitës është përshtatur duke ruajtur pjesën më të madhe të takimeve dhe aktiviteteve”.

Mogherini do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta në 18:50 dhe më pas do të flasë në Kuvend në orën 19:15 minuta. Po sot pasdite, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do të takohet edhe me Kryeministrin Edi Rama rreth orës 19 e 40 minuta, dhe më pas do të nënshkruhet Marrëveshja e Sigurisë në sallën e Hartave të Kryerministrisë.  Në përfundim të takimit, Kryeministri Rama dhe Znj. Mogherini do të kenë një konferencë për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mogherini do të takohet me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në orën  20:40. Ndërsa mëngjesin e të premtes zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian do të takohet me kreun e opozitës Lulzim Basha rreth orës 7.00 në ambientet e Hotel Sheraton.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?