Moisiu i jep dhuratë një libër, Presidenti i zgjedhur: I nderuar që jam pranë këtij burri patriot
Bajram Begaj e ka nisur takimin e tij të parë te ish-Presidenti Moisiu.
Takimi është kërkuar nga vetë Begaj.
Moisiu i ka dhuruar presidentit të ardhshëm librin e tij “Midis Nanos dhe Berishës”. Takimi mes tyre ka zgjatur 1 orë e 30 min.
Presidenti i zgjedhur, Begaj ka bërë publike një foto me ish-kreun e shtetit, ku thotë se është pranë një burri të urtë e patriot si Moisiu, i cili tashmë i përket historisë së vendit si president i të gjithëve.