Moisiu: Opozita nuk e do reformën në drejtësi

Ish-­Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka komentuar situatën politike në vend në një intervistë duke u shprehur i mendimit se në sistemin e drejtësisë duhet bërë një revolucion.

Po sipas tij, politika aktuale nuk e do reformën në drejtësi, pasi ka frikë nga zullumet që ka bërë.

“Komisioni për reformën në drejtësi ka bërë një punë të madhe, në sistemin e drejtësisë duhet revolucion, por politika nuk e do reformën në drejtësi. Politika ka frikë nga zullumet që ka bërë, ajo duhet të rrijë larg pushtetit gjyqësor”, thotë ish­-presidenti për ‘News 24’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shkon më tej ndërsa thotë se është opozita ajo që nuk e do reformën në drejtësi. Po sipas tij edhe përfaqësuesi i tyre në këtë komision, Eduard Halimi u dorëhoq, pikërisht se ndante pikëpamje të ndryshme me PD­-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dorëheqja e Halimit nga Komisioni i Reformës në Drejtësi ka ardhur si pasojë e draftit të ri që kërkon PD. Halimi nuk ka rënë dakord me partinë demokratike, pasi opozita nuk e do reformën në drejtësi”, shton ish-­presidenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?