Moment drithërues, polici nxjerr nga rrënojat nënën e tij

1900 forca policie janë të angazhuar në terren për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti 6.4 ballë që ka tronditur Shqipërinë. Njëri prej policëve ka mbërritur pikërisht në pallatin ku nëna e tij jetonte, në Thumanë. Ai u përfshi intensivisht për të shpëtuar nënën nga rrënojat dhe banorët e tjerë, pa e ditur se operacionin e shpëtimit do ta bënte pikërisht në atë vend.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

Gjatë një interviste për mediat greke, sizmiologu Eftimious Lekkas tregoi pse ky tërmet, ndryshe nga ai i muajit shtator pati dëme katastrofike. Sipas shpjegimit të tij, tërmeti i dy muajve më parë ka dobësuar strukturat e ndërtesave që sot u kthyen në rrënoja.

SHKARKO APP