Momentet e arrestimit të Kryeredaktorit të “Koha Jonë” Qamil Xhani

Ja pamjet e arrestimit të Kryeredaktorit të “Koha Jonë” Qamil Xhani te hyrja e gazetës, datë 11 dhjetor 2020.

Momentet e arrestimit të Kryeredaktorit të “Koha Jonë” Mili Xhani

Kryeredaktori ishte te dera e redaksisë  dhe ka dalë sapo kanë ardhur makina me sirena policie, të cilët po rrihnin dy minorenë. Në këtë moment ka ndërhyrë kryeredaktori duke u përpjekur t’i filmojë forcat speciale që po dhunonin minorenët, por e kanë prangosur menjëherë kryeredaktorin e KOHA JONË.

Ndërkohë që po i vinin prangat për ta futur në makinën e policisë, jo vetëm kryeredaktori që i ka sqaruar se jam gazetar, por edhe zv/kryeredaktori Herion Mesi u ka thënë se “është kryeredaktor i gazetës KOHA JONË”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat e policisë e kanë futur me dhunë në makinë kryeredaktorin e KOHA JONË duke e goditur në kokë dhe shpinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas botuesi Nikoll Lesi ka telefonuar urgjent drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliut, të cilit ia ka sqaruar ngjarjen dhe i ka kërkuar llogari për këtë ndalim mu te dera e redaksisë së KOHA JONË.

Mësohet se celularin e kryeredaktorit policia e ka marrë dhe ka fshirë pamjet.

Kryeredaktori është mbajtur për 30 minuta në ambientet e komisariatit numër dy në Tiranë, se bashku me 50 protestues të tjerë që ishin ndaluar.

Në ambientet e komisariatit i është kërkuar të firmosë një deklaratë ku të pranonte se ishte ndaluar për “Pjesëmarrje në tubim të paligjshëm”, ndërkohë që arrestimi dhe prangosja e tij është bërë te dera e gazetës “Koha Jonë”.

Pas më shumë se një ore nga momenti i ndalimit kryeredaktori u la i lirë, ndërkohë që tha për redaksinë se “dola nga komisariati ku po kërciste druri mbi të ndaluarit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?