Momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës (video)

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është vënë në pranga ditën e sotme nga policia për shpërdorim detyre.

Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka hetuar rastin, duke e akuzuar kreun e Bashkisë për tjetërsim pronash.

Siç bëhet me dije, në pranga janë vënë edhe nënkryetari i bashkisë si dhe 22 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekave, me të njëjtën akuzë.

Ndërsa, kanë dalë edhe pamjet e shoqërimit të tij në polici, ku më pas edhe u arrestua.

Për të parë momentin e arrestimit shtypni te video Watch on Youtube dhe hapet video

Bashkë me kryetarin e Bashkisë së Lezhës në qelitë e komisariatit janë mbyllur 23 punonjës të Bashkisë dhe të Hipotekës së qytetit. Dyshimet e prokurorisë janë se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar pronat në bregdet, më saktësisht tek vendi i quajtur “Rana e hedhun” duke falsifikuar dokumentat. Emrat e të arrestuarve nga policia janë si më poshtë:

Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Enver Hafizi, Nënkryetar i Bashkisë Lezhë
Gjok Noka, Kryetar i Qarkut Lezhë
Gjelina Bacaj, ish Përgjegjëse e Kadastrës së Bashkisë

Punonjës të Bashkidë dhe të Hipotekës të arrestuar

Artan Djala, ish-drejtor i Hipotekës
Juxhina Mema
Ardenis Haxhia
Dilaver Neli
Eduart Leka
Enkelejd Zefi
Bledar Cara
Marte Gjergji
Ermando Jakaj, hipotekë
Enkelejd Zefi, hipotekë
Bledar Cara
Ndue Frroku
Gjin Vasil Frroku
Martin Frroku
Lek Frroku
Vasil Gjoni
Pjeter Gjoni
Zef Gjini
Renato Malotaj
Luigj Paloka

SHKARKO APP