Monika Kryemadhi ankimon masën e sigurisë. Pritet që edhe Meta të kërkojë lirimin nga qelia

Monika Kryemadhi ka dorëzuar në Apelin e Posaçëm ankimimin për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, që GJKKO ka vendosur për të.

Kryemadhi kundërshton masën e vendosur ndaj saj me kërkesë të SPAK.

Edhe Ilir Meta përmes avokatit të tij pritet që këtë të hënë të depozitojë zyrtarisht ankimin në Apel. Avokati Genci Gjokutaj ka paralajmëruar se përveç kundërshtimit të masës “arrest në burg”, do të bëjë edhe një kallëzim për sa i takon veprimeve të Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit gjatë ekzekutimit të vendimit të gjykatës.

Kryemadhi pritet te paraqitet sot ne orën 12:00 në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje.

SHKARKO APP