Monika Kryemadhi: Jemi në unison të plotë me PD dhe Bashën
E ftuar në “Çim Peka LIVE” përballë një paneli analistësh, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është shprehur se, vendimet e opozitës janë në unison.
Sipas saj, ajo dhe kreu i PD nuk kanë ndonjë pritshmëri të madhe nga reforma zgjedhore.
“Unë dhe zoti Basha nuk kemi ndonjë shpresë të madhe se reforma zgjedhore do të sjellë atë që presin shqiptarët. Prej katër orësh është diskutuar për identifdikimin biometrik, nuk është diskutuar fare për qeverinë tranzitore, rolin e policisë në procesin zgjedhor. Edhe me partnerët ndërkombëtarët, edhe në biseda informale, identifikimi biometrik është i domosdoshëm”, tha Kryemadhi ndër të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

