Monika Kryemadhi: Kryeministri të uli taksat dhe çmimin e energjisë për qytetarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila që nga nisja e karantinës nuk ka dalë në asnjë deklaratë politike duke i përkushtuar jetës familjarë dhe saj shtëpiake si nënë dhe bashkëshorte, ka qenë sot në një intervistë për Report TV.

Sipas saj, qeveria duhet të ulë taksat dhe çmimin e energjisë gjatë periudhës së pandemisë si ndihmë ndaj qytetarëve, ndërsa akuzoi për abuzime nga an e OSHEE me faturat e dritave.

“Me thënë të drejtën si qytetare, nuk shoh dicka që ka bërë qeveria dhe une si qytetare kam përfituar. Do të vlerësoja nëse do të kishin ulur taksat, taksat përkundrazi nuk janë ulur. Do vlerësoja nëse do të kishin ulur cmimin e energjisë elektrike. Përkundrazi nuk është ulur cmimi energjisë elektrike por është shtuar. Po të merreni të shikoni faturat e energjisë elektrike dhe t’i krahasoni me matësat do të shikoni që ka një abuzim. Pra, për mua kjo është shumë e rëndësishme, mungesa e transparencës e para, e dyta, zgjatja deri ne 23 qershor të gjendjes se fatkeqësisë natyrore është po prap një gjë absurde sepse ne duhet të fillojmë t’i krijojmë mundësi të paktën ekonomisë që të fillojë të lëvizë dhe duhet të krijojmë disa mundësi edhe për turizmin. Mos të harrojmë që turizmi do të jetë fusha që do të vuajë më shumë. Mos të flasim më për bujqësinë, që edhe bujqësia është dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Pastaj mos të flasim për biznesin e vogël dhe për biznesin e madh“, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?