Monika Kryemadhi: Kryeministri nuk i shpëton përgjegjësisë. Sulmet e Ramës ndaj Metës i shoh si ftesë për pazare

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi, ka dalë në një konferencë për shtyp. Në fjalën e saj para gazetarëve, Kryemadhi ka thënë së Kryeministri Edi Rama nuk i shpëton dot përgjëgjësisë për dëmet që i ka shkaktuar vendin në dy mandate qeverisje.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi komentoi debatin mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama. Kryemadhi tha se sulmet e Ramës ndaj kreut të shtetit, tregojnë friken e panikun e këtij të fundit.

Debati mes Presidentit e kryeministrit në ikje është në këndvështrimin tim për sa i njoh në PS apo edhe në elektoratin e majtë, angazhimi i Ramës me aq devotshmëri nuk tregon gjë tjetër veç frikë e panik të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot prekja e Kushtetutës dhe mosfunksionimi i reformës në drejtësi, është më e rëndë. Ajo që dua të theksoj është se sulmet e Ramës për Metën, janë një ftesë për të hyrë e për të bërë pazar për kokën e tij. Por, sot largimi i vëmendjes është nga problemet kryesore. Largimi i vëmendjes tregon jo vetëm mungesën e alternativës, por edhe të hapsirave që do ketë në të ardhmen”, u shpreh Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, kryetarja e LSI, Kryemadhi, shton se kryeministri Rama do të dalë i humbur nga zgjedhjet e 25 prillit, duke paralajmëruar një fitore plebishitare të opozitës në 25 prill 2021.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?