Monika Kryemadhi: LSI, përfaqësim dinjitoz i njërëzve të thjeshtë
Lëvizja e Gruas për Integrim Gjirokastër zhvilloi Konventën e saj ku u zgjodh dhe Kryetarja e re Mirela Mamani.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë konventë deputetja Monika Kryemadhi u shpreh se: “Një nga vendimet për mua ishte dhe krijimi i LSI-së, një parti e re me disa vlera që ne mendojmë dhe besojmë se LSI duke pasur si bashkëformuese Lëvizjen Rinore për Integrim dhe Lëvizjen e Gruas për Integrim do t’i çojë më tutje. Shqipëria ka nevojë për një parti të vërtetë të majtë e cila përfshin dhe përfaqëson shtresat e mesme dhe atë shtresë që është shumica e popullit shqiptar”.
Deputeti i kësaj zone Vangjel Tavo theksoi se: “Unë jam besimplotë që në sajë të kontributit tuaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, LSI jo vetëm që do vazhdojë të jetë forcë e parë në rang qarku, por do e dyfishojë rezultatin e saj”.
Kryetarja e LGI Klajda Gjosha tha me besim të plotë se: “Gratë dhe vajzat janë të emancipuara dhe realisht kanë kapacitetet e duhura për të drejtuar vendin. Shqipëria meriton të jetë pjesë e Europës së bashkuar”.
Pjesmarrëse në këte konventë edhe Kryrtarja e Bashkisë Gjirokastër Zamira Rami e cila u shpreh se: “LGI është një forum shumë aktiv ku diskutohen dhe dëgjohen mendimet, ku sillen ide, ku fryma e bashkëpunimit dhe dëshira për të bërë më të mirën kalon çdo problematikë”.
KOHA JONË SONDAZH

