Monika Kryemadhi: Mjeku Ilir Allkja i QSUT u largua nga Rilindja vetëm se foli

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ndërpret punën me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja.

Sipas QSUT-së, Allkja ka shkelur kodin etik të punonjësit, prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror. “Mjeku Allkja ka dezinformuar publikun me deklarata. Deklarimet e tij ishin të rreme, kjo ka përhapur panik”, sqaron ndër të tjera QSUT.

Largimi i tij, i pa motivuar dhe në kundërshtim me ligjet dhe Kodin e Punës ka sjellë pakënaqësi ndër radhët e mjekëve. Por dhe politika ka reaguar në lidhje me këtë largim absurd.

Monika Kryemadhi reagoi duke thënë se mjeku u largua padrejtësisht dhe poshtërsisht nga Rilindja,  ndërkohë që punonte si shumë të tjerë plot përkushtim në këto muaj të Covis-19. Kryemadhi theksoi se solidarizohet me mjekun në fjalë dhe se qeveria duhet të reagojë ndaj këtij largimi pa motiv dhe se në vend që ti përkrahë e ndihmojë me rritje page të konsiderueshme, por i denigron dhe largon.

SHKARKO APP