Inceneratorët/Monika Kryemadhi: Fatura fallso, 8 milionë dollarë për ujë të pishëm, 7 milionë dollarë për fruta ekzotike!

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi doli sot paradite në një konferencë për shtyp para gazetarëve, teksa konfirmoi se do të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme një tjetër padi për inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi shtoi se do të ketë dokumente të reja autentike.

“Sot jam këtu për të ndihmuar SPAK, kam bërë gati shtesë padie për të informuar me dokumente të reja autentike e të faktuara që ndihmojnë SPAK për inceneratorin e Tiranës, llokma më e madhe e kësaj afere korruptive që nuk është e vetmja, por është rasti më flagrant kur qeveria e Kryeministri janë kapur me presh në dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, për arsye se me këto kompani unë do tregohem pak diskrete sepse do çohen në SPAK. Kompanitë fiktive shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën. Kompanitë e verdha inceneratori, ato jeshile kompanitë që kanë fituar punë publike. Në këto kompani funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet, uji i pijshëm, mund të jenë 8 milionë dollarë ujë i pijshëm, 6-7 milionë dollarë fruta ekzotike. Janë fatura nën 3 milionë lekë që lëvizja të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?