Monika Kryemadhi: Nuk më intereson fare çfarë bën e thotë Ilir Meta

Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK për masën “detyrim paraqitje”. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi është ndalur për një deklaratë për gazetarët, të cilët e pyetën në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

“Meta informohet për gjërat që i intereson grupit të tij të afërt sepse ai është në izolim. Nuk më intereson më fare të jem e sinqertë, se çfarë mendon zoti Meta e çfarë thotë e bën zoti Meta. Jam shumë e qetë në ndërgjegjen time për gjërat që kam bërë, bëj dhe do të bëj. Nëse kam bërë diçka që për juve është gabim e për mua nuk është, hajde ta diskutojmë”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?