Monika Kryemadhi pyetet nëse SPAK ka sekuestruar prona të saj apo të familjarëve
Paraditen e sotme, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat, ku është pyetur nga gazetarët nëse Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar prona të saj apo të familjarëve.
“Asnjë pronë, as e imja as e familjarëve të mi nuk është sekuestruar. Çdo gjë tjetër që do flas ka të bëjë me inceneratorin. Kanë lidhje vetëm me inceneratorin. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi. Celulari, send që ka lidhje me kallëzimet e mia.
Mos u shqetësoni, Monika Kryemadhi nuk ka gjë për të fshehur. Libër i hapur është Monika Kryemadhi për ju. Madje më e hapur seç duhet. Lojën politike dhe strategjinë që përdor unë për të ardhur këtu, është një mekanizëm i fshehtë dhe stil që e mëson gjatë rrugës”, tha Kryemadhi.