Monika Kryemadhi: Rama në ankth e panik! Ka tentuar të negociojë me Metën e Bashën
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 ka zbuluar se çfarë i thonë miqtë e Edi Ramës për të.
Kryemadhi thekson se prej kohësh miqtë e tij i thonë se ai është nervoz, në panik, dhe ka frikë teksa nuk bën as gjumë natën.
Po ashtu Kryemadhi shton se një nga frikërat më të mëdha të Ramës është bashkimi i opozitës, teksa pranon se ka tentuar të negociojë me Metën dhe Bashën, por me të asnjëherë pasi edhe kur çonte ndonjë “haber”, dera e LSI i përplasej në fytyrë.
”E kam dëgjuar pas shumë kohësh dje sepse doja dhe të kuptoja gjendjen, sepse është nervoz, nuk është në gjendje të mirë, ka frikë, ka panik, miqtë e tij ma kanë thënë që s’fle natën.
Nuk e besoja pasi papërgjegjshmëria e tij është aq e madhe sa po shkon drejt greminës. E pashë dje që është rëndë psikologjikisht dhe mendërisht, politikisht po e po. Do ishte shumë më mirë po të mbante premtimet e 2013. Një nga frikat që ka Rama është bashkimi i opozitës. Prej më shumë se 2 vitesh ai po mundohet për të përçarë opozitën. Njëherë negocionte me Metën, njëherë me Bashën . Me mua s’e kishte shansin. Sepse çonte ndonjë haber por i përplasej fytyra në surrat menjëherë.
Por po krijon këto. Për hir të së vërtetës Basha ia ktheu përgjigjien. Unë nuk kisha arsye më shumë se z.Basha për t’iu kthyer menjëherë,”- tha Kryemadhi.