Monika Kryemadhi reagon për arrestimet e SPAK-ut: Kjo çështje përfshin një grup të strukturuar kriminal
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me arrestimet e urdhër-arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi thotë se SPAK është ende në provë.
Sipas saj, kjo çështje ka zbuluar një grup të mirëfilltë kriminal.
“Kanë kaluar 394 ditë nga padia e parë që dorëzuam në SPAK. E gjitha kjo ç’po ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është falë akuzave dhe padive që ka çuar në SPAK LSI-ja. Siç u tentua me Komisionin Hetimor për të varrosur të vërtetat e kësaj afere, nuk do lejoj që kjo aferë të shuhet por do e çojmë deri në fund. E them me bindje të plotë, çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar kriminal dhe politik. Përmes parave të inceneratorëve janë kapur elementët më të rëndësishme të jetës shqiptare. Kemi vënë në provë SPAK, është në provë çdo ecuri e kësaj dosje. Dua të falënderoj çdo specialist” – tha Kryemadhi.