Monika Kryemadhi sqaron se pse LSI ka mbajtur këtë qëndrim

“Nuk i njoh ndryshimet në Kodin Penal”. Kjo ishte deklarata e fortë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi gjatë intervistës për “Çim Peka LIVE” në Syri TV.
Sipas saj, presidenti Ilir Meta ka marrë vendime të sakta dhe të gabuara dhe të gjitha këto janë kosto politike për atë vetë.

“Ka disa gjëra që për mua janë të mira dhe disa janë të gabuara. Këto janë kosto politike për Metën dhe jo për opozitën dhe shqiptarët”, tha Kryemadhi.

-Cili është aksioni i opozitës deri më 23 qershor?- u pyet Kryemadhi nga gazetari Bledian Koka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam thyer çdo rregull të politikës evropiane. Pse e kam bërë? Sepse kalbëzimi i shtetit, drejtësisë, institucioneve të pavarura, BE në Shqipëri, ose kanë qenë të paafta për ta menaxhuar ose kanë qenë të korruptuar. Unë mora një vendim politik që mund të ketë kosto, por që na bërë njësh me qytetarët.
Aksioni politik nuk ka ndaluar. Edhe të denoncosh, edhe të komunikosh me qytetarët gjatë karantinës, aksion politik është”- deklaroi ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?