Monika Kryemadhi te “Zonë e Lirë”: Do ketë një tërmet politik me 25 prill dhe Rama do futet në çadër!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, se një vit pas tërmetit qeveria e Edi Ramës nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar banorët që humbën banesat. Kryemadhi u shpreh se Shqipëria nuk ka nxjerrë mësimet e duhura nga tragjedia për të përballur ngjarje të tilla në të ardhmen me struktura efikase.

Lidhur me zhvillimet politike, Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk i reziston dot tërmetit politik që do të vijë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Nuk jemi gati për të përballuar një tërmet tjetër. Familjet e Durrësit, Thumanës, të Fushë Krujës vazhdojnë të jenë nëpër çadra edhe pse po vjen dimri i dytë. Por unë them që do të ketë një tërmet të ri, do të jetë tërmeti i 25 prillit, i cili do ta nxjerrë në çadër Edi Ramën”,- tha ndër të tjera kryetarja e LSI.

SHKARKO APP