Monitor: Të ardhurat nga doganat arrijnë rekord historik në gusht, nga rritja e importeve, çmimeve dhe konsumit të karburanteve
Rritja e të ardhurave doganore për muajin gusht 2021 dhe periudhën 8-mujore kanë shënuar rekord historik, sipas të dhënave të publikuara nga doganat.
Të ardhurat doganore në muajin gusht 2021 janë realizuar në masën 17.3 miliardë lek me një tejkalim prej 18% nga të ardhurat e planifikuara (14.7 miliardë lek) ose rreth 2.6 miliardë lek (rreth 26 milionë USD) më shumë.
Në krahasim me muajin gusht 2020, të ardhurat e gusht 2021 janë realizuar rreth 3.7 miliardë lek më shumë ose me një rritje 27 për qind.
Sipas analizës periodike të të dhënave të doganave, muaji gusht 2021 ka realizmin më të lartë të çdo muaji të 30 viteve të fundit,
Faktorët që kanë ndikuar në rritjen rekord të të ardhurave doganore janë si vijon:
Taksa Doganore është realizuar me rreth 125 Mln lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;
Akciza Neto eshte realizuar në total +987 Mln lek më shumë, kryesisht e ndikuar nga rritja e konsumit të karburantit me rreth 15,000 ton më shumë me efekt në rritjen e të ardhurave doganore me 663 milionë lek dhe cigares me rreth 58 tonë më shume ose rreth 352 milionë lek.
TVSH me rritje në total +2.5 Mld lek ku kanë ndikuar: rritja e sasisë së importuar të artikujve të konsumit të përgjithshëm me +365 Mln lek, Karburanti me +565 Mln lek, Hekuri me +200 Mln, Autoveturat e përdorura me +365 Mln, Cigare me +374 Mln, Gaz i lengshëm me 142 mln, etj.
Renta me rënie -71 milionë lek për shkak të kryerjes vetëm të një ekporti me naftë bruto.
Të ardhurat në 8-mujorin 2021 janë realizuar në masën 119.3 miliardë lek (nga 109.7 miliardë lek të planifikuara ose rreth 9.6 miliardë lek më shumë (rreth 96 Mln USD më shumë). Në krahasim me 8 mujorin 2020 janë realizuar rreth 23.3 Miliardë lek më shumë. Doganat pohojnë se krahas rritjes së importeve pozitivisht ka ndikuar dhe lehtësimi i tregtisë dhe mbikëqyrjes efektive, përmirësimit të klimës së biznesit, uljes së kohës së zhdoganimit, përmirësimit të mënyrës së vlerësimit të detyrimeve doganore dhe mirëadministrimit.
Rritja e të ardhurave është ndikuar në masën 78% nga rritja e sasive të importit dhe në masën 22% nga rritja e çmimeve. Vlen të theksohet se rritja e çmimeve në totalin e saj është amortizuar nga rënia e kursit të këmbimit me efekt negative rreth 2 Miliardë Lek.
Doganat theksojnë se tetë mujori janar-gusht 2021 ka realizmin më të lartë të çdo 8-mujori në historinë e doganave.
Faktoret që kanë ndikuar tek çdo taksë, krahasuar me një vit më parë, janë si vijon:
Taksa Doganorë: + 767 Mln lek më shumë nga importi mallrave me origjinë kryesisht Kinë
Akciza: Në total +5.2 Mld lek që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me +2.8 Mld, rritja e importit të cigareve me +2 Mld, Birrës me rreth 180 Mln lek, etj.
TVSH: Në total, T.V.SH-ja krahasuar me tetë-mujorin 2020 ka dhënë rreth 1 Mld lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
+3 Mld lek rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm.
+3 mld Lek rritja e Karburantit të importit
+2.1 Mld lek rritje e importit të automjeteve të përdorura.
+2 Mld lek rritje nga importi i metaleve bazë.
+900 Mln lek rritje e importit të veshje, tekstile.
+852 Mln Lek Konstruksionet metalike
+600 Mln lek Gaz i lëngshëm,, etj.
Renta +358 Milion lek për shkak të efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë me rreth 14,000 ton dhe rritjes së çmimit mesatar për periudhën tetë mujore me 40%. /Monitor/