Monitorimi i mbetjeve, Krasniqi: Shoqëria Civile s’paguhet si doganier, tallje

Për Afrim Krasniqin monitorimi i importit të mbetjeve nga shoqëria civile siç parashikon dhe ligji është e pamundur dhe një tallje me qytetarët.

I ftuar në orën e intervistës në Ora News, Krasniqi argumentoi se për të bërë këtë punë duhet të jenë njerëz profesionistë, të përgjegjshmëm dhe buxhetorë të shtetit.

Mbajtjen e referendumit edhe nëse do të kishte dakortësi, Krasniqi e sheh të pamundur për shkak të afateve kohore. Sipas tij mjeti më i fortë është protesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozitën e sheh fajtore po aq sa mazhoranca, por vlerëson ndjesën e kërkuar nga Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke komentuar qeverisjes, Krasniqi tha se “kur Kryeministrat vlerësojnë veten e tij ka diçka që nuk shkon”.

Sa i takon zgjedhjeve të 2017, politologu Krasniqi nuk ka pritshmëri të mëdha për reformën zgjedhore.

“Do jenë ndryshime të vogla që i shkojnë për shtat një kompromisi dual të dy partive kryesore politike”.

Pjesë nga intrervista

Krasniqi: Unë isha pjesë e protestës sepse e konsideroj si detyrë qytetar kur interesat publike cënohen qytetarët duhet të reagojnë dhe ky është rast tipik. Historiku i historisë së plehrave është një zhvillim jo transparent, arrogant dhe fyes për qytetarët e shoqërisë shqiptare. Të gjithë Kryeministrat në vend kanë thënë se mendojnë për pastërtinë e Shqipërisë por koha ka treguar se shumica e tyre kanë lënë papastërti të shumta për sistemin politik dhe për shoqërinë. Rasti i fundit është i Kryeministrit që ka treguar një arrogancë pa fund me qytetarët. Një Kryeministër i përgjegjshëm në një moment të tillë duhej të dëgjonte zërin e qytetarëve para se të jepte konkluzionet. Po ju marr një paradoks. Nëse qytetarët kërkojnë referendum, nuk mundet një Kryeministër që ka kërkuar referendum të mos votohet në partinë e tij dhe e ka bërë, t’ju refuzojë qytetarëve referendum për të marrë një vendim për jetën e tyre dhe fëmijët e tyre. Më shumë se detaje të ligjit kemi të bëjmë me një natyrë arrogante të politikës, tallet me qytetarët, është tërësisht e pandjeshme. Politikanët duhen mësuar se nuk mund të tradhëtosh kontratën me qytetarët dhe ta ndryshosh sa herë që ke interesa dhe grupet financiare pas teje kanë interesa. Duhet të jesh më i ndjeshëm dhe për këtë lloj aspekti protesta ishte e duhura dhe unë do të dëshiroja që qytetarët të protestonin në mënyrë të vazhdueshme për të mbrojtur interesat e tyre.

Ligji për importin e mbetjeve

Ligji ka shumë pika të diskutueshme.Shqipëria nuk ka kapacitete monitorimi.Nuk ka për mbeturinat, industrinë dhe strukturat brenda saj, imagjino që pastaj ne të garantojmë këtë lloj kapaciteti monitorimi për ato që vinë nga jashtë.

Monitorimi i importit të mbetjeve nga shoqëria civile

Është një nga abuzimet më të mëdha.Një tallje e madhe. Shoqëria civile nuk paguhet doganier për të kontrolluar kontenierët, është tallje që bëhet me konceptin e demokracisë.Këto struktura duhet të jenë shumë profesionale, të përgjegjshme, duhet të paguhen nga buxheti i shtetit dhe të japin llogari.Shoqëria civile nuk paguhet nga buxheti i shtetit dhe nuk mund të japë llogari në shtet.

Qëndrimi i opozitës dhe ndjesa e Bashës

Opozita është fajtore po aq sa mazhoranca për arrogancën që tregoi në vitet 2012-2013. E vetmja fjalë e mirë e opozitës ka qenë ndjesa publike dhe uroj të jetë seriozisht.Grupet e shoqërisë civile treguan që janë përtej interesave të politikës dhe ky është një mesazh që i drejtohet të gjithë spektrit politik.

Referendumi

Nisma politike e ardhur nga opozita është deri diku futja e debatit politik edhe për arsye teknike sepse për shkak të legjislacionit tonë, ne kemi krijuar të gjitha pengesat e mundshme që në Shqipëri të mos ketë referendum. Nëse sot të gjitha institucionet e miratojnë referendumin, data më e afërt për zhvillimin e referendumit është janari 2018, ose fund dhjetori 2017.Është jashtëzakonisht vonë dhe kjo pamundëson zhvillimin e referendumit.Në këto lloj rrethanash mbeten presionet e tjera publike.Pse të mos protestojnë qytetarët shqiptarë dhe pse të mos dëgjohen nga politikanët.

Qeveria Rama

Kur Kryeministrat vlerësojnë veten e tij ka diçka që nuk shkon, duhen mekanizma të tjerë për të vlerësuar punën e qeverisë. Ishte mbledhje rutinë e PS, është mirë që ca dokumenta u miratuan. Nuk mendoj se ishte momenti i duhur për tu zhvilluar ajo mbledhje në orën e protestës. Për mua është lajm i keq kur partitë nuk mbledhin strukturat, kur i mnbledhin është lajm i mirë, por ngjarje partie jo ngjarje për Shqipërinë. PS është parti vertikale. Në prag të fushatës elektorale shqetësimi kryesor i PS nuk është nevoja për më shumë demokraci, por kufizimi i çdo zëri kritik në parti për të adresuar atë trupë që është rreth kryetarit të partisë drejt fushatës elektorale.

Kodi zgjedhor

Komisioni i reformës zgjedhore që do të duhet të bënte reflektimin e të gjithë kritikave të ardhura nga OSBE-ODIHR dhe grupe të ndryshme monitoruese kishin gjithë kohën në dispozicion për të bërë këto ndryshime por për shkak të diktatit politik refuzuan ta bëjnë. Në shumicën e mbledhjeve jo vetëm që nuk arritën të prodhojnë gjë, por dogjën në dy raste afatet e dhëna nga parlamenti për tu zhvilluar.Mbledhjen e fundit bënë propozime të reja por koha e mbetur deri në dhjetor është një mesazh që nuk do të bëjnë ndryshime të mëdha. Do jenë ndryshime të vogla që i shkojnë për shtat një kompromisi dual të dy partive kryesore politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?