“Monopolizoi ligësinë”, Kryemadhi: Rama nuk mbylli lojërat e fatit, i monopolizoi drejt online

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot në një intevristë për RTSH se kryeministrit Edi Rama ka monopolizuar lojëra e fatit.

“Jo nuk është progres. Ky është monopol. Monopolizoi në dorë ligësinë. Pra në qoftë se Fatos Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, për xhepin e tij, pra ishte i keqi i vetes. Kush luan bixhoz, për mua, ose kush pi alkol e të tjera është i keqi i vetes së vet. Për mua është i keq ai që i nxit të tjerët që të shkojnë drejt asaj rruge. Dhe zotëria në fjalë që thoni ju nuk i mbylli, i monopolizoi në një dorë. Sepse sot mos prisni që njerëzit të shkojnë të futen në dyqan dhe ta shikojnë që ky hyri, sikur të shohin një burrë që shkon në një shtëpi të dritave të kuqe. Ky çfarë bëri? Sot po luan fort që të luhet drejt online-t, pavarësisht se situata ekonomike e të tjera gjëra e bëjnë të pamundur”,- tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?