Mori mandatin e Alfred Rrushajt, Petrit Doda regjistrohet si i pavarur

Petrit Doda, deputeti më i ri në Kuvend, i cili mori mandatin e lënë nga Alfred Rrushaj nuk do të regjistrohet në grupin parlamentar të PD-së, por si i pavarur.

“Unë shkova në Parlament si deputet i opozitës, demokratët më kanë mbështetur. Ngelem deputet i opozitës, por nuk jam as vegël e Edi Ramës dhe as nuk dua të prish balancat brenda grupeve. Ato duhet të bashkohen dhe të çojmë demokratët në pushtet. Krerët i kanë punët e tyre në terezi. Ndërsa demokratët janë në rrugë të madhe, janë pa punë, pa pensione. Unë nuk dua të prish balancat”, ka thënë Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?