”Mos u bëni ushtarë të Taulantit”, Kryemadhi përplaset me policinë në Elbasan (VIDEO)
Vendimi i kryeministrit Edi Rama që të mos lejohen aktivitetet politike të opozitës nga frika e rritjes së PD-LSI dhe partive të tjera opozitare, edhe pse vendimet duhet ti marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka gjetur zbatim që sot.
Pas përfundimit të prezantimit të platformës së LSI-së në Elbasan për arsimin, Monika Kryemadhi është ndaluar nga policia. Një grup policësh i janë afruar asaj dhe një grupi duke i kujtuar që nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anticovid. Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave.
Siç shihet në video një police femër po mban në dorë një telefon ndërkohë që po kap momentet nga përplasja mes Kryemadhit dhe policisë.
”Po nuk jemi 10 veta ne këtu, jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe, pse nuk erdhët kur ishim live. Vendosni gjobën dhe merremi në gjykatë. Meruni me bandat, kriminelët dhe me ata që përplasin makinat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të këlyshave të Taulantit. Vazhdoni vendosni gjobat”,-dëgjohet të thotë Kryemadhi.