Mosbesimi tek Rama, mjekët letër KE-së: Europa të ndihmojë shqiptarët për vaksinat
Në një kohë që në vend priten dozat që Pfizer pritet të dërgojë, mjekët janë jo shumë besimplotë tek fjalët e qeverisë “Rama 2”.
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, që kryesohet nga doktoreshë Aurora Dollenberg i ka dërguar një letër presidentes të Komisionit Europian, Ursula Von de Leyen dhe ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, duke i’u kërkuar atyre të ndihmojnë Shqipërinë dhe vendet e tjera shqipfolëse për të pasur vaksinat anti-covid.
“Askush nuk mbrohet derisa të mbrohen të gjithë, prandaj ne ju bëjmë thirrje të bëni atë që mundeni dhe çfarë është e drejtë për të siguruar që grupet e pranueshme të popullsisë në këto vende të kenë akses dhe të mbulohen në mënyrë të përshtatshme programin e vaksinimit. Pra, e nderuar Presidente, si qytetarë të BE-së, ju lutemi që ju si përfaqësuesi ynë të rishikoni pozicionin tuaj dhe të siguroheni që vendet më pak të zhvilluara dhe me të ardhura të ulëta të Evropës Juglindore, të listuara më sipër, të sigurojnë dozat e nevojshme të vaksinës”.
Federata Mjekësore Shqiptare e Evropës është një organizatë e madhe me mbi 3000 profesionistë mjekësorë si anëtarë, shumica e të cilëve janë specialistë të njohur në fushën e tyre, duke përdorur njohuritë e tyre për t’i shërbyer popullatave të vendeve evropiane ku janë vendosur si shtetas.