Mosbindja civile/ Autostrada bosh, digjen edhe goma. Policia: 3 vite burg kush pengon rrugën

Vijon mosbindja civile e Partisë Demokratike në akset kryesore në vend. Autostrada nga Kthesa e Kamzës te mbikalimi Rinasit është bosh. Policia i ka bllokuar mjetet te Mbikalimi i Rinasit.

Unaza kryesore nga zona e Astirit te Kthesa e Kamzës është e bllokuar. Automjetet që lëvizin vijnë nga rrugica të vogla që nuk janë bllokuara nga policia. Ndërkohë në Elbasan drejtuesit e mjeteve që kthehen nga Tirana kanë fikur automjetet në pritje të hapjes rrugës. Te mbikalimi i Shkozetit protestuesit djegin goma nën thirrjet “Rama ik”.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën. ‘‘Dënohet deri në 3 vite burg ju lutem hapuni rrugën policia e shtetit ju bën thirrje largohuni nga rruga, mos pengoni qarkullimin e automjeteve, deri në 3 vite burg”.

SHKARKO APP