Mosbindja civile e PD, Policia ”blindon” daljen e Vlorës

Këtë të martë, PD me partitë aleate, do të vijojnë mosbindjen civile në disa nga akset kryesore të Tiranës. Për këtë Policia e qarkut të Vlorës ka dalë në kontrolle për automjetet në hyrje të autostradës Levan-Vlorë.

Këto kontrolle kanë në fokus pikërisht mjetet që nisen drejt Kryeqytetit në organizimin e partive opozitare. Në këtë aksion po kontrollohen automjetet për posedimin e sendeve të kundraligjshme të cilat mund të përdoren në protestën e opozitës.

Pjesë e kontrolleve janë edhe drejtuesit e këtyre mjeteve. Drejtuesve ju kërkohet leja e drejtimit për të parë nëse kemi të bëjme me persona që mund të kenë probleme me ligjin. Ata i nënshtrohen, nëse ka dyshime edhe testeve të alkolit. Mjetet janë ato të cilat kontrollohen më tepër në mënyrë rigoroze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?