Mosbindja civile, Mërtiri: PD po luft@n për vendin e dytë në zgjedhje, pasi Ramën nuk e mundin dot

Analisti Ergys Mërtiri, teksa komenton mosbindjen civile të PD-së, nënvizon se ferri në Shqipëri është edhe për shkak të opozitës. Për të PD dhe Berisha po luftojnë për vendin e dytë në zgjedhjet e vitit 2025, pasi e kanë të qartë që Ramën nuk e mundin dot.

”Unë mendoj se situata në Shqipëri nuk është aq keq sa ç’e bën opozita, por gjithsesi është keq. Ky ferr këtu është edhe nga qeveria, por edhe nga opozita. Edhe qeveria bën propagandë, duke vizituar një realitet që nuk ekziston. Europa e ka izoluar opozitën, për shkak se mban personin ”non grata” në krye. Kjo i jep dorë të lirë Ramës, që të mbajë vendin në këtë stanjacion që e mban.

Përdorimi i molotovëve është tregues i dobësisë së opozitës. Nëse populli vërtetë do ti bindej opozitës, atëherë do ta kishte popullin me vete. Nuk e ka popullin me vete. Opozita i prish punë vetes me protestat. Shfaqja e të tilla skenave mban larg edhe votuesit gri. Këto pamje bëhen nga PD për të shtrënguar radhët, që të mbajë rreth vetes militantët. PD nuk po lufton për të mundur Ramën, por po lufton që të mbetet opozita. Berisha dhe PD po lufton për “medaljen e argjendtë”’,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP