Mosbindja civile, nis grumbullimi i protestuesëve në akset rrugore

Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj do të bllokojnë akset rrugore në 6 pika të rëndësishme të vendit si Kthesa e Kamzës, rrethrrotullimet e Shkozetit, Bradasheshit, Levanit dhe Rrogozhinës, si dhe kryqëzimi i Milotit. Protesta e kësaj të hëne është në vazhdën e tubimeve që Partia Demokratike ka zhvilluar prej burgosjes së deputetit Ervin Salianji dhe gjatë së cilave është bërë thirrje për qeveri teknike.

Forcat e policisë kanë marrë të gjitha masat për të garantuar ecurinë e tubimit, apo parandaluar çdo lloj përplasje mes protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve, të cilët mund të reagojnë kundër kësaj forme të mosbindjes civile.

Opozita ka paralajmëruar bllokimin e mbikalimit te Kthesa e Kamzës, Segmenti “Casa Italia-Sheshi Shqiponja”, Rrethrrotullimi Milot, Rrethrrotullimi Shkozet, Rrethrrotullimi Rrogozhinë dhe Rrethrrotullimi Levan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?