Mosbindje civile më 29 tetor, Berisha: Bashkohemi në çdo qark të paralizojmë vendin

Berisha e quajti arrestimin e Ilir Metës si një akt terrorist të kryer nga narkoregjimi i Ramës dhe se u tërhoq zvarrë nga bandat me uniformën e Ramës. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, tha se drejtuesit në qarqe të PD-së do të organizojnë paralizimin e plotë të këtij regjimi më datë 29 tetor. ”Më datë 29 drejtuesit në qarqe do të organizojnë paralizën e plotë të këtij regjimi. Pas datës 29, data tjetër do të jetë shumë e afërt”, tha Berisha.

SHKARKO APP