“Mosbindje civile me të gjitha mjetet”, Berisha: Skenarin e protestës së 7 tetorit do ta merrni vesh të hënën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e” 7 tetorit do të jetë dita e kthesës së madhe”.
Ish-kryeministri bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë.
“Do të jetë dita e kthesës së madhe, do të jetë radha jonë, radha e qytetarëve. Beteja jonë nuk ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike. Pra, qëllimet tona janë qëllimet më demokratike, në kuptimin që kërkojmë të hapim rrugën për një proces të lirë dhe të ndershëm që Edi Rama e ka kaluar në një farsë të vërtetë. Kërkojmë që Shqipëria të mos jetë më një narkoshtet, por një shtet ligjor. Kërkojmë ato që i mungojnë sot qeverisë shqiptare. Skenarin do ta merrni vesh ditën e hënë në orën 18:00”, tha Berisha.