Mosshkarkimi i Metës, kryeministri Rama: Kushtetuesja nuk varet nga Qeveria
Edhe pse nuk ka një reagim zyrtar nga ana e kryeministrit Edi Rama për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e Ilir Metës si President, komentet nuk kanë munguar.
Rama përmes replikave që u bën komentuesve në rrjet, thotë se qeveria nuk kontrollon gjykatën dhe se duhet të pajtohemi e vendimet e organeve të pavarura, edhe kur ato nuk na pëlqejnë.
”Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria i dashur Bajram dhe nuk e kuptoj për cfarë dalje zbuluar e ke fjalën, sepse faktikisht gjykata kushtetuese doli kundër vendimit tonë! Ah, nëse ti ke menduar se unë duhet të kontrolloj edhe gjykatën kushtetuese atëherë ky nuk është faji im, sepse detyra ime është komplet tjetër dhe për sa kohë e kemi zgjedhur këtë sistem, duhet të pajtohemi edhe me faktin se pushtetet e pavarura mund të marrin vendime qe nuk na pëlqejnë! Unë nuk dua t’i komentoj vendimet e gjykatave, sepse nuk më takon, por që të më thuhet se një vendim gjykate që bie ndesh komplet me qëndrimin tim qenka zhgënjim prej meje, kjo është absurde fare”,-shkruan Rama.