Moti i acartë që prek Shqipërinë, ministrja Belinda Balluku: Do blejmë energji, por mos abuzoni
Ministrja e Infastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije se përshkak të motit të acartë që do të mbërthejë vendit, ka bërë me dije se do të blihet energji. “Për shkak të konsumit të madh do të na duhet që t’i drejtohemi importit, por kemi marrë masat për të furnizuar qytetarët dhe bizneset. Megjithatë mund të kemi dhe avari”.
Postimi i plotë
Në terren, me të gjitha kapacitetet, për t’ju përgjigjur situatës së motit në ditët në vijim, ku sipas parashikimeve pritet të ketë një përkeqësim dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.
Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.
Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.