Moti i keq, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Kaskadat e Drinit janë në nivele normale

Shqipëria është mbërthyer nga një mot i keq, me shi dhe erë të fortë, dhe dëme ka. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, informon se situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit. Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik. Po ashtu, AKMC njofton se Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.

”Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki. Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike. Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e AKMC.

Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në Qarkun e Shkodrës, ku shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa disa akse rrugore janë bllokuar ose kanë prani uji apo rënie gurësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?